Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të hyrjes në BE, por pret më shumë përfitime
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan Daniel Serwer e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian si kompromis për njohjen e Kosovës.
Në një intervistë që ka dhënë për TV Dukagjinin, Serëer shprehet se Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të hyrjes në BE, por sipas tij pret të përfitojë më shumë.
“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të presë të përfitojë pak më shumë”.
Duke folur për “non paper-in” e fundit Serëer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog.
“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky “non paper”, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i jep kah tjetër procesit të dialogut Kosovë-Serbi”, tha ai.
