Kurti vazhdon vizitën në Bruksel, takohet sot me sekretarin e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, do të takohet sot me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i postuar në faqen zyrtare të NATO-s.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin belg, Aleksander De Croo, pastaj me komisionarin e BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechoëski dhe komisionarin për Drejtësi, Didier Reynders dhe shumë krerë të tjerë të institucioneve të BE-së.

Kurti vazhdon vizitën në Bruksel, takohet sot me sekretarin e NATO-s