Haga i dha leje, Kadri Veseli kthehet në Kosovë, shkon të takojë të atin në spital në Mitrovicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 21:06
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Klan Kosova mëson se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.
Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë./ klankosova/
