Presidentja Osmani zgjedh Shqipërinë si destinacion për të kaluar fundjavën, ja qyteti që vizitoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri.

Ajo ka zgjedhur Lezhën për të pushuar, ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.

Restoranti ku Presidentja ka zgjedhur të shijojë gatimet tradicionale ka postuar një foto të saj në krah të bashkëshorti dhe shkruan: "Miqtë si Presidentja e Kosovës @vjosa.osmani na zbukurojnë ditën dhe na shtojnë pasionin ndaj punës që kemi fatin të bëjmë."

Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Edhe pse në kohë pandemia, kjo nuk i ka ndaluar që ata të udhëtojnë drejt Shqipërisë.