Vuçiç: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë për mediat ka thënë se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia.
“Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë. Nuk duhet as ta ëndërrojnë. Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin,“- tha Vuçiç.
Po ashtu ai ka folur edhe në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, ku takimi mes palëve për këtë çështje është caktuar më 18 maj. Ai tha se këtë ditë do e kalojë më mirë, duke qenë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refezuar që të marrë pjesë.
“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do ta kalojë të paktën atë ditë më mirë,”-shtoi ai.

