Humbi kontrollin e automjetit, ndërron jetë 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia në Greqi.

Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Makina e drejtuar nga 41 vjeçari  u përmbys dhe i shkaktoi plagë të rënda, të cilave nuk mundi t'i mbijetonte.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit po  kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë, raportojnë mediet greke.