Haga i dha leje, detaje nga takimi i Veselit me të atin në spitalin e Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 21:28
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Ai u lirua për të vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime të afërta familjare bëjnë me dije se ai ka qëndruar vetëm 30 minuta në spital, asnjë familjar nuk e ka ditur dhe nuk e ka takuar.
Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.
