Netflix shton Kosovën në listën e shteteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2021, 17:35
Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383.
Lajmin e ka bërë me dije Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, që para dy muajsh nisi një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.
Më tej ai shkruan se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin.
"Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.
Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t'pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.
Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme! "- shkruan ai.
