BOOM - Prej 20 vitesh përmbarimi i Lezhës mban ‘peng’ qytetarin, nuk ekzekuton vendimin e formës së prerë
Emisioni BOOM ka sjelle fakte se si zvarriten qytetarët nga përmbaruesit edhe pse kanë vendime gjyqësore të formës se prerë.
Në vitin 2019 kemi ndjekur problematiken e zotit Naim Sherri nga Lezha i cili ka një vendim të formës së prerë për prishjen e një objekti pa leje që ka sjellë si rezultat falimentimin e biznesit të tij.
Pas 3 vite më pas duket sikur shteti nuk ekziston pasi përmbarimi nuk ekzekuton një vendim i formës se prerë prej 20 vitesh. Por çfarë hapash ka marrë më pas zoti Naim?
"Unë iu drejtova prokurorisë për këtë gjë dhe prokurori është shprehur se ka shpërdorim detyre nga kryetarja e zyrës përmbarimore dhe përmbaruesi që e ka çështjen time. E çova përsëri çështjen ne gjykatë dhe përsëri në dhjetor 2020 gjykata vendos që përmbarimi të ekzekutoje vendimin."
Pra, kjo është situata në të cilin zoti Naim ndodhet ku 20 vite një vendim i formës së prerë nuk ekzekutohet.
Duket se përmbaruesit nuk njohin as gjykatën dhe as vendimet e saj në këtë rast.
Prokuroria shprehet se përmbaruesi dhe kryetarja e zyrës përmbarimore të Lezhës ka konsumuar veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.
Gazetarja e Boom, Alketa Çeku shkoi për të takuar kryetaren e Zyrës Përmbarimore në Lezhë.
Ajo pyet kryetaren e Purës përmbarimore në Lezhë pse nuk ekzekutohet vendimi, ndërsa ajo thotë disa herë me sillni një kërkesë me shkrim.
Më pas heq përgjegjësinë nga vetja dhe ia vë përmbaruesit edhe pse gjykata shprehet qartë se ekzekutimin e këtij vendimi duhet ta bëjë Zyra Përmbarimore Lezhë.
Kur gazetarja i drejton pyetje te tjera ajo mbyll dritaren me forcë në mungesë të argumenteve.
Boom i bën thirrje Drejtorit të Përmbarimit Shtetëror, Pirro Lutaj të marrë masa të menjëhershme në lidhje me këtë rast dhe të nxjerrë përgjegjësit e kësaj situate.
