Përfshihet nga flakët bodrumi i pallatit 12-katësh në Elbasan, evakuohen banorët

Një bodrum  në një pallat 12-katësh është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në afërsi të Gjykatës së Rretit Gjyqësor.

Sipas njoftimit të policisë, janë  djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk raportohet për të lënduar.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri ka  rënë për  shkaqe aksidentale.

Në  vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.