Mot me diell dhe temperatura të larta, por mos harroni çadrën sepse mund të ketë surpriza

Meteorologu Akil Osmani nga MeteoAlb në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTV Ora  tregoi se moti gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por gjithashtu do të kemi dhe prani ët vranësirave dhe reshjeve të pakta gjatë ditës së shtunë.

Osmani "Dita e sotme mbetet në  mbizotërimin e motit të kthjellët , kur herë pas herë  do të kemi kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë shtrirjes lindore, por  që do të jenë  vranësira të pakta.

Përsa i përket vlerave termike gjatë ditës së sotme mbeten të larta, ku minimumet në zonat malore do të jenë në vlerat 9-10 gradë celcius, ndërsa maksimumet në zonat jugore dhe jug-perëndimore pritet të luhaten në vlerat 28-29 gradë celcius.

Përsa i përket fundjavës mbetet kryesisht me kthjellime, përjashtim bëjnë orët e mesditës dhe pasdites së ditës së shtunë ku pritet që të kemi shtim të vranësirave dhe reshtje të pakta e të izoluara shiu në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore të territorit shqiptar.

Kryesisht do të jenë reshje në sasi të pakta, dhe në orët e mbrëmjes kemi përmirësim të kushteve të motit, i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së dielë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtim bëjnë zonat jug0lindore ku si pasojë e temperaturave të larta pritet që herë pas here të kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara, por do të jenë në sasi të pakët."