Ndërpritet numërimi te njësia 8, numëruesit dhe komisionerët e PD: Ata të PS po bëjnë kalkulime
Tirana mbetet i vetmi qark ku nuk ka përfunduar ende numërimi për votat e kandidatëve.
Në KZAZ numër 38 në kryeqytet që mbulon njësinë 8 u ndërpre sonte procesi.
Numëruesit dhe komisionerët e PD akuzuanata të PS, se me pretekstin e lodhjes po tentojnë të zvarrisin procesin për të bërë kalkulime për kandidatët e tyre.
"Ka më shumë se tre orë që në KZAZ numër 38 është ndërprerë procesi i numërimit. Kjo situatë ka vazhduar gjatë gjithë ditës, ka qenë një ecuri me ritme shumë të ngadalta. Sot janë numëruar vetëm 10 kuti dhe pse njerëzit kanë qenë më shplodhur. Me pretekstin se janë lidhur numëruesit e tyre, a thua se tanët nuk janë në të njëjtën pozitë, me këtë pretekst ata kanë zvarritur gjatë gjithë ditës procesin. Dhe tani na kanë prozuar ta mbyllim se janë shumë të lodhur. Janë justifikime sepse mesa duket ata duan të bëjnë kalkulime mbi rezultatet e njërit prej kandidatëve apo disa prej kandidatëve të tyre, ka filluar një situatë e keqe brenda vetes. Pengesë janë numëruesit e PS. I jemi drejtuar KQZ, kanë ardhur, se di nëse do vijojë procesi apo jo. Është një situata absurde".
Më herët komisioneri Celibashi njoftoi se KZAZ-të që kanë përfunduar numërimin e fletëve të votimit për partitë/koalicionet dhe kandidatët kanë filluar dorëzimin e materialeve zgjedhore ku përfshihen dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për zonat përkatëse sipas KZ dhe akteve të KQZ.



