Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në Kamëz, arrestohet 22 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 09:02
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin E.K, 22 vjeç pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A, 60 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:10, në rrugën "Berisha" në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
