Kola: Rama ka ngritur një mënyrë kirurgjikale të vjedhjes së votave, fletët ishin me bar kod
I ftuar Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se Edi Rama ka ngritur një mënyrë kirurgjikale të vjedhjes së votave.
Kola tha se Rama kishte një instrument shumë të avancuar dhe është në gjendje që të gjurmojë çdo votues.
Kola: Edi Rama ka ngritur një mënyrë kirurgjikale të vjedhjes së votave. Vumë re se Rama kishte një instrument shumë të avancuar dhe është në gjendje që të gjurmojë çdo votues. Këtë e kuptuam pak me atë databazë. Ditën e zgjedhjeve pamë që votat ishin me bar kod dhe kuptohet për kë ke votuar. Administratës publike, e cila do të ishte ndëshkuesja më e madha, iu tha se nëse votojnë kundër do të ikin nga puna. Janë rreth 70-80 vota të tilla.
Kola shtoi se kështu Rama ka bërë të mundur që të identifikojë çdo votë dhe kështu duke fituar zgjedhjet me aq shumë mandate.


