Berisha denoncon me foto: Ja si u ble vota ditën e dielë për kandidatin e Doshit, Nikulaj

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar në faqen e tij blerjen e votave nga PSD.

Në foton e publikuar, Berisha pretendon se persona të lidhur me partinë e Tom Doshit blejnë vota për kandidatin e PSD në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Sipas Berishës, kjo ka ndodhur ditën e dielë të votimeve, 25 prill.

Berisha: Foto e nje voteblerje diten e diele per kandidatin e Doshit, Nikulaj.Lexoni mesaxhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. "Pershendetje drJa dhe nje tjeter duke blere vota diten e djele per llogari te ardian nikulajt dhe tom doshit.sapo ma nisen.ne lagjen smt Lezhe".

Në zgjedhjet e 25 prillit, PSD e Tom Doshuit mori tre mandate deputetësh, dy në Shkodër dhe një në Tiranë.

Edhe pse dha dorëheqjen nga mandati, Doshi është kandidati më i votuar në qarkun e Shkodrës. I dyti pas tij vjen Paulin Sterkaj i PS-së.