Elezi: Rama vidhte vota, duhej nxjerrë nga zyra për zhelesh, Basha rrinte hapte sytë
I ftuar Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se Rama pati precedentë për vjedhjen e votës të regjistruar në përgjime dhe sipas tij, kjo gjë duhet të rrëzonte qeverinë.
Ibsen Elezi: Rama e kishte infrastrukturën e zgjedhjeve dhe me grupet kriminale është dhe ka qenë i lidhur. Rama pati precedentë për vjedhjen e votës të regjistruar në përgjime. Kjo gjë duhet të rrëzonte qeverinë dhe jo të rish të hapësh sytë e të dalësh të japësh konferencë për shtyp në PD. Nëse vidhet vota, themeli i demokracisë, atëherë unë të nxjerr nga zyra për zhelesh, sikurse thotë Jozefina.
Elezi shtoi se Basha nuk besohet më herën e tretë duke thënë se në tavolinë u ul me Damian Gjiknurin që u tall me vjedhjen e votës.


