Kola: Basha krijoi frymë, fitorja e Ramës nuk i lumturoi shqiptarët, kanë pritur ndryshim
I ftuar Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se edhe në kushtet e një palë zgjedhjeve shumë të diskutueshme Basha ka marrë mjaftueshëm vota.
Për Kolën, shqiptarët kanë pritur dhe kanë dashur ndryshim dhe kjo gjë duket edhe nga mungesa e festës për fitoren e PS-së.
Kola: Edhe në kushtet e një palë zgjedhjeve shumë të diskutueshme Basha ka marrë mjaftueshëm vota. Fryma e fushatës së PD-së u përcaktua edhe nga rezultati final që u duk se u krijua kjo frymë. Fryma më qartë matet nga mungesa e festës te shqiptarët. Shqiptarët kanë pritur dhe kanë dashur ndryshim. Kjo gjë duket edhe sot.
Kola shtoi se ai vetë e ka kritikuar Bashës dhe tha se kjo ndodh se kjo ndodh kur dikush nuk është pjesë e grupit dhe aksionit të fushatës.


