Kola: Balla, njeriu më i pashkolluar dhe i lidhur me bandat ka marrë më shumë vota në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 22:11
I ftuar Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se pushtetet sot i ka të gjitha Rama dhe Balla si person i akuzuar është më i votuari sot në vend.
Kola: Le ta shkarkojmë Bashën, por kush e ka pushtetin sot në Shqipëri, dhe kush po i blen votat në vendin tonë? Nëse mafia merr zgjedhjet dhe njeriu më i pashkolluar merr më shumë vota. Është krizë morale e Shqipërisë që të marrë më shumë vota njeriu më i akuzuar për afera kriminale në vend. Taulant Balla është më i votuari. Bandat në Elbasan për atë kanë blerë vota.
Për Kolën vota nuk i vodhi Basha, por segmente të caktuara brenda mazhorancës qeverisëse.


