Aksident në rrugën "Berisha", makina përplas për vdekje këmbësorin

Një 60-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën "Berisha" në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.