Elezi: Basha doli si legen nga çadra e 2017 dhe shkoi vetë te Rama për bashkëqeverisje
I ftuar Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se Basha doli si legen nga çadra e 2017 dhe shkoi vetë te Rama për bashkëqeverisje.
Ibsen Elezi: Basha doli si legen nga çadra e 2017 dhe shkoi vetë te Rama për bashkëqeverisje. Një gjë e tillë duhet të ishte miratuar në organet drejtuese të partisë. Po në 2017 Basha, përpos kësaj gafe kalon në një pikë të dytë dhe bën listat për 24 orë pa pyetur askënd në parti. Këtë e bën dikush që nuk di statutin e partisë. Kjo sërish çoi në humbje katastrofike. Edhe në vitin 2021 kam marrë vesh një natë më parë se jam kandidat për zgjedhjet e 25 prillit.
Elezi shtoi se në zgjedhjet 2017 në heshtja kanë qenë në një koalicion paszgjedhore, pasi në fushatë luftuan vetëm LSI-në.


