E rëndë në Gjirokastër, djali me probleme të shëndetit mendor plagos të ëmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 21:58
Pas krimit të rëndë në Dibër, ku një i ri vrau të vëllanë me thikë, një tjetër krim në familje është regjistruar në orët e mbrëmjes në Gjirokastër por fatmirësisht pa viktima.
Policia bën me dije se rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Horoskopi 30 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
29 Prill, 21:31



