Shpërthimi me eksploziv në Orikum, arrestohet 42-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 11:05
Ramiz Kutelaj, 42-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet si autor i vendosjes së eksplozivit në derën e një banese në Orikum, ngjarje e ndodhur më 12 prill të këtij viti.
Policia ka arritur të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 12 prill. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, u vu në pranga 42 vjeçari i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".
