Tentuan të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, vihen në pranga 4 persona, shpallet 1 në kërkim
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, bënë të mundur finalizimin e operacionit "Lugina."
Gjatë operacionit policor në prangat e polisicë ranë 4 shtetas dhe u shpall në kërkim nëj tjetër.
Sipas njoftimit të bluve këta shtetas tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.
Të arretuarti janë A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim”; L. D., 24 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".
Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar).

Gjaatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Këta shtetas në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur "Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.
Policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
