Si e parashikoi Rama rezultatin e 25 prillit në Kuç, golat e PD në Veri dhe penalltitë e PS në Jug

Kryeministri Edi Rama nuk kishte nevojë për sondazhe pasi më mirë se askush tjetër duket se i ka rënë vetë në kokë rezultatit.

Ishte data 13 prill, teksa konsumonte një kafe gjatë fushatës në një nga lokalet e Kuçit me banorë dhe kandidatë të PS në Vlorë, ai bënte projeksionet për rezultatin në mbulesën e tavolinës.

Kryeministri Edi Rama parashikonte që PS do të merrte 74-78 mandate.

Në formën e një dorëshkrimi zyrtar mbi mbulesën e tavolinës ai u thoshte banorëve të zonës se nëse nuk do të dalë ashtu, ta marrin e T’ia këndojnë këtë letër.

Parashikimi për të marrë 78 mandate duket se ishte për të mbajtur optimizimin lart, por fakt është se në zgjedhjet e 25 prillit PS arriti të rrëmbente 74 mandate.

"74-78 mandate. Pse thashë 74-78, sepse këtu kanë mundësi të bëjnë ndonjë gol ata(heq një vijë nga Lezha e lart duke përfshirë këtu Lezhën, Shkodrën Dibrën dhe Kukësin). Ndërkohë që në gjithë zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne. Dakord? Ndonjë penallti mund të bjerë në shtyllë.

 

Rezultati final është 74-78. Ta keni këtu, ta mbajë mend edhe 12 se tre herë 4 bëjnë 12. merreni e ma këndoni mua po doli gabim, Edi Rama Kuç, noteri është Damian Gjiknuri. 10/ 04/ 2021. këtu Memorandumi i Kuvendit Zakonor Kuç. Jeni dakord" shprehej Rama.

Këtë video e ka ripublikuar sot drejtuesi i fushatës në Vlorë, Damian Gjiknuri.

 

“Disa nuk e morën me seriozitet “Memorandumin e Kuçit” të datës 10 Prill por ja që rezultati i zgjedhjeve e konfirmoi krejt të saktë #PS3 me 74 mandate”, shkruan Gjiknuri.

Parashikimi i Ramës për çdo qark bashkë me marzhin e gabimit brenda

Kukës-1

Dibër-3

Shkodër-4

Lezhë-3

Durrës-8

Tiranë-19

Elbasan-8

Korçë-6

Berat-5

Fier-10

Vlorë-9

Gjirokastër-3