Aksident në Tiranë, makina përplas 50-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një makinë me drejtues një të mitur ka përplasur një këmbësore.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe.

"Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën "Besim Alla" mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.