"Superhëna e prillit", Dukuria mahnitëse e para për vitin 2021 ndriçon qiellin e botës
Hëna e plotë e prillit, e njohur si "Superhëna rozë", ndriçoi qiellin e mëngjesit në në të gjithë botën.
Ngjarja qiellore ndodhi pak para perëndimit të diellit më 27 Prill ndërsa hëna u ngrit në lindje derisa perëndoi mëngjesin e së mërkurës.
Fotografitë e ngjarjes mahnitëse fiksuan një hënë jashtëzakonisht të ndritshme në Britaninë e madhe, SHBA, Spanjë, Francë etj.
"Orbita e hënës rreth Tokës është eliptike, duke e bërë distancën midis dy trupave të ndryshojë herë pas here. Kur një hënë e plotë bën afrimin e saj më të afërt me Tokën, ajo duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht dhe kështu përshkruhet si një “hëna e plotë ose hëna e re”, tha Anna Ross, astronome në Observatorin Mbretëror në Greenëich.
Superhëna mund të shihej gjithashtu në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, në Glastonbury dhe Amesbury. Shumë njerëz ndanë imazhet e supermënës që ngrihej mbi qytet në mediat sociale.
Distanca mesatare e hënës nga Toka është 384,400 km. Gjatë kësaj kohe, sateliti natyror i Tokës duket rreth 14% më i madh dhe 30% më i ndritshëm. Superhënat zakonisht ndodhin tre deri në katër herë në vit, ndërsa e radhës do të jetë në 26 maj.