Zgjedhjet/ Shabani: Rezultati do të çmontojë njërën këmbë të sistemit. Ne do të qëndrojmë në opozitë

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shaban, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se është i kënaqur me rezultatin që ka marrë, duke shtuar se në fushatë kanë harxhuar vetëm 10 mijë euro, ndryshe nga partitë e tjera.

 “Jo nuk jam i zhgënjyer, është një rezultat jashtëzakonisht i mirë me mundësitë që kemi pasur.  Kemi harxhuar më pak se 10 mijë euro, kemi lënë pas shumë parti të tjera të cilat kanë harxhuar më shumë, kanë pasur mbështetje shumë më të madhe finaciare, dhe politike. Ne kemi marrë mbi 10 mijë vota.”

Ai ka thënë se e pranon procesin e zgjedhjeve duke shtuar se problemi është te sistemimi dhe jo te administrimi i zgjedhjeve.

“Problemi është te sistemi dhe jo te administrimi i sistemit. Ne e pranojmë procesin e zgjedhjeve, por unë mendoj se ka ardhur koha për të tejkaluar këtë proces se çdo njeri që ka humbur zgjedhjet degjelitimon pushtetin. Ne harrojmë se zgjedhjet vidhen para ditës së votimit. Problemi është sistemimi dhe jo në andiministrimi i zgjedhjeve.”  

Më tej ai ka thënë se Partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet bashkiake, duke shtuar se do jenë në opozitë për të ngritur zërin e qytetarëve.

“Do vazhdojmë me të gjithë përpjekjet që kemi për të ndikuar që 33 projektligje të kthehen në ligje, përmes përpjekjeve për referendume. Do marrim pjesë në zgjedhjet bashkiake. Do i ofrojmë Shqipërisë si fillim një opozitë, dhe në të ardhmen një qeveri që adreson problemet e qytetarëve dhe nuk merret me lojën 30 vjeçare. Do jemi në opozitë, kemi qenë dhe do të jemi në opozitë, do përpiqemi të vazhdojmë betejën për të qenë zëri i qytetarëve.”

Teksa ka folur për mandatin e tretë të Edi Ramës, ai ka thënë se ka një anë të mirë pasi sipas tijfitorja e tij, jep mundësinë për t’u krijuar një opozitë e re. Ai ka shtuar më tej se demokratët duhet ta largojnë Kryedemokratin Lulzim Basha, duke shtuar ky i fundit duhet të ndëshkohet për djegien e mandateve.

“Është një lajm i keq për Shqipërinë, por ka edhe një aë të mirë. Ky rezultat do të çmontojë njërën këmbë të sistemit. Është krijuar mundësia që të krijohet opozitë e re jashtë sistemit ku ata qeverisin me marrëveshje me njëri tjetrin.

Unë nuk mendoj që të japë dorëheqjen, por demokratët duhet ta heqin. Niveli i abuzimit është skandaloz. Demokratët duhet ta heqin dhe ti japin mundësinë partisë për qeverisje, nëse nuk e bëjnë mund të kenë monopolinë e një partie por jo të një populli. Ajo që bëri Lulzim Basha me dorëzimin e mandateve duhet ndëshkuar, dhe mendoj se tashmë është ndëshkuar, problemi është se është ndëshkuar edhe populli shqiptar. Opozita nuk është organizim vullnetar, merr miliona lekë për të mbajtur postin."