"Të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!" Balla: Do ia bëjmë gati letrat e pensionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2021, 15:11
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se askush s'ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.
Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Balla thotë se sa të mbarojë procesi I numërimit do I bëhen gati letrat për pension Metës.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
"Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s'e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s'ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t'ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!"
Ora News mëson se të hënën PS nis procedurat për shkarkimin e Metës.

