EMRI/ Ishte shpallur në kërkim kombëtar për prostitucion, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2021, 09:41
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Elton Drapi, banues në Tiranë i shpallur në kërkim kombëtar.
Sipas bluve, 33 vjeçari ishte dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.