33 dosje në SPAK për krime zgjedhore/ Kim: Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pasi SPAK ka nisur precedimet penale për krimet zgjedhore. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim shkruan se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar duhet të ndiqen penalisht.
"Shumë mirë për të parë njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin. "- shkruan Kim.
Në Prokurorinë e Posaçme janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.
