Numërimi drejt fundit, 199 kuti për t'u hapur, PS merr 74 mandate, PD 59 dhe LSI 4

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në rang vendi për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 16:11, janë numëruar 5000  kuti nga 5199 në total dhe kanë mbetur për të numëruar 199 kutitë e fundit.

PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 731505 vota ose 48.8 %, me 74 mandate.

PD-AN kanë marrë 592185 vota ose 39.51 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 102816 vota ose 6.86 %, konvertuar në 4 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 33673 vota ose 2.25 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Sipas KQZ procesi i numërimit është mbyllur në këto qarqe:

-Korçë, PS merr 6 mandate, PD 5, LSI mbetet pa mandat

-Shkodër, PD merr 5 mandate, PS 3 dhe LSI 1

-Lezhë, PD merr 4 mandate, PS 3 dhe LSI 0

-Elbasan, PS merr 8, PD 6 dhe  LSI pa mandat

-Fier, PS merr 6 mandate, PD 6, LSI 1

-Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI humb mandatin e 2017

-Vlorë, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat

-Dibër, PD merr 3 mandate, PS 2 dhe LSI nuk merr mandat

-Kukës, PD merr 2 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat