Yuri Kim vizitë në KZAZ-të: Qytetarët po mbështeten te policia për sigurinë e numërimit
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë në shumë qendra numërimi ditën e sotme për të ndjekur këtë proces.
Kim ka falenderuar numëruesit për punën e tyre dhe shtoi se qytetarët po mbështeten te policia për të garantuar sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vazhdon.
Yuri Kim: U ktheva sërish në Tiranë pas vizitës në qendrat e numërimit 47, 49 & 50 (Pallati i Sportit Tomorr Sinani) të Elbasanit. Faleminderit numëruesve për punën tuaj të madhe. Qytetarët po mbështeten te policia për të garantuar sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vazhdon. Vizita ime e dytë brenda 2 ditëve - dhe kthehem me kënaqësi sipas nevojës.
Më herët në Elbasan në KZAZ-në nr. 47 policia ushtroi kontrolle dhe nxori jashtë të gjithë personat që nuk kishin mjet identifikimi me vete.


