PS fiton në Selenicë dhe Himarë, PD rikuperon vota nga 2017
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 22:40
Certifikohet rezultati në Selenicë. Kjo bashki i mbetet sërish Partisë Socialiste.
Në përfundim të numërimit rezultati është si më poshtë:
-PS 5928 vota
-PD 3093 vota
-LSI 481 vota
-9812 vota në total
-517 vota të pavlefshme
-10329 votues
Duke i krahasuar me zgjedhjet e 2017, PS ka një rënie, ndërsa PD dhe LSI rritje të konsiderueshme.

PS ka siguruar fitoren edhe në bashkinë Himarë.
-PS 3447 vota
-PD 1854 vota
-LSI 341 vota
Në Himarë PS dhe LSI kanë rënie nga 2017.
