PS fiton Bashkinë e Mallakastrës por ka rënie. PD rritet me 1000 vota nga 2017

Është mbyllur proçesi i numërimit në Bashkinë Mallakastër ku fitues ka rezultuar Partia Socialiste me 47.61% të votave kundrejt 40.83% që arriti të marrë Partia Demokratike. Edhe pse fitoi, PS ka një rënie me 800 vota pothuajse me 4 vjet më parë teksa ka marrë 6443 vota ndërsa në 2017 fitoi me 7357 vota. Në Mallakastër ka rritje PD, krahasuar me 4 vite më parë teksa në 2017 mori 4548 vota ndërsa numërimi tani u mbyll me 5525 vota

Ndërkaq LSI ka përgjysmuar votat nga 2017 duke marrë 1099 vota ose 8.12%.

Ndërkohë është mbyllur numëri edhe në Bashkitë Patos dhe Rroskovec të të njëjtit Qark, të Fierit dhe që të dyja këto Bashki i ka fituar Partia Socialiste.