ODIHR: Zgjedhjet ishin të qeta, qeveria përdori burimet shtetërore

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan sot nga Tirana në raportin paraprak se zgjedhjet e 25 prillit se procesi i votimit u zhvillua i qetë.

Ata pohuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë.

“Sa i takon ditës së votimit vlerësimi ynë është që procesi transparent dhe i qetë. Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mirorganizuara. Kohëzgjatja e vëzhgimit na marsi deri sot e në vazhdim deri në maj na dha të kuptonim se partia në pushtet përdori burimet shtetërore dhe mori avantazh nga kjo” - tha drejtuesja e këtij misioni, Ursula Gacek.

Vëzhguesit morën po ashtu shumë pretendime për shitblerje votash. Ata vlerësuan identifikimin elektronik në procesin e votimit, por dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit.