Kavajë, ishte në gjendje të dehur, vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Mësohet se një 30-vjeçar, i cili ka qenë në gjendje të dehur, është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri.

"Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.