KQZ: Deri në orën 16:00 votuan 40.88% e qytetarëve, Dibra e Tirana në krye

Deri në orën në 16:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime sipas KQZ është 40.88%. Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve për 1679 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total dhe sërish mbeten Dibra me Tiranën dy qytetet me numrin më të lartë të votuesve, 47.47% dhe 46.30%.

Berati 38.35%

Dibër 47.47%

Durrësi 38.43%

Elbasan 43.40%

Fier 39.57%

Gjirokastër 36.29%

Korçë 38.41%

Kukës 42.43%

Lezhë 38.27%

Shkodër 36.37%

Tiranë 46.30%

Vlorë 29.40%

 

Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje për mediat në 16:12 tha se procesi po ecën normalisht.

Drilona Hoxha: Nuk ka asnjë problematikë, situata vijon të jetë e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, aplikacioni vijion të jetë funksional, komisionerët dhe oepratorët kanë vijuar të transmetojnë të dhënat edhe për pjesëmarrjen në votime por edhe ecurinë e procesit në qendrat e votimit. Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 38.04%.

 Hoxha sqaroi se pjesëmarrjaështë e bazuar vetëm nga të dhënat që kanë përcjellë 1612 qendra votimi nga 5199 në total.