"Dimrit po i vjen fundi", Basha konsumon një kafe në Elbasan me kandidatët e tij për deputet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit në këtë qytet.

Teksa përshkoi me këmbë qendrën e Elbasanit, Basha përcolli këtë mesazh për gazetarët.

Basha: Për një të ardhme të ndritur për Elbasanin. Dimrit po i vjen fundit,  vera po vjen. Çdo qytetar në kutitë e votimit.

Më pas Basha i shoqëruar dhe nga kandidatët  për deputetë në Elbasan, Gazment Bardhi dhe Flutura Açka është ulur në një lokal te kalaja për të konsumuar një kafe së bashku.

Basha foli sërish pas kafes për mediat, duke apeluar qytetarët të dalin masivisht në votime.

Basha: Nuk jam kurrë rastësisht në Elbasan. Vlerësoj qytetarinë, mençurinë, kulturën dhe shpirtin e dijes të shkecës dhe qytetarinë me të cilin Elbasani sot ka votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Prandaj dua t'i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar akoma, të dalin masivisht për fëmijët e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e tyre.Kjo është mundësia juaja, dilni masivisht deri në orën 19:00, ju kanë mbetur dhe 4 orë. Kjo është thirrja që i bëj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, Basha zbuloi se qyteti i radhës ku do të ndalet do të jetë Durrësi.