Ambasadorja Yuri Kim: Edhe 800 trupa amerikane në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 14:00
Përmes një njoftimi në Twitter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bëri të ditur se do të ketë një shtim të konsiderueshëm të trupave pjesëmarrëse në stërvitjen e NATO-s, “Defender 2021” që do të zhvillohet në Shqipëri.
Ambasadorja amerikane, sqaroi se “Prej të Hënës, do të ketë edhe 800 trupa amerikane në Shqipëri, duke ndërtuar me mijëra të tjerë, stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Jemi NATO, SHBA-Shqipëri, krah për krah”.
Update on #Defender21 : By Monday, there will be more than 800 ???????? troops in ????????, building towards thousands more for the largest military exercise in the Western Balkans. #WeAreNATO ???????????????? #KrahPerKrah pic.twitter.com/04u4Zeqffa
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 25, 2021