U pezullua për shkak të përplasjes fizike mes votuesve, rifillon votimi pas disa orësh në Lekbibaj të Tropojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 14:33
Pas pezullimit për disa orë, ka rifilluar procesi i votimit në Lekbibaj në Tropojë.
Procesi u ndërpre pas një përplasje mes votuesve jashtë qendrës së votimit. Pas verifikimeve rezultoi se nuk ka patur shkatërrim të qendrës së votimit.
Si pasojë e bllokimit u shkaktuan radhë të gjata votuesish, të cilët presin të hedhin votën e tyre.
