“Para se të shkoja të votoja, bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”, ja dëshmia e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 14:32
Ora News zbardh dëshminë e 32 vjeçarit Arben Mema, i cili u fut në sheshin Skënderbej me makinë duke bërë veprime të pakontrolluara.
Mësohet se ai ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë 5 gramë kanabis në dy qese farmaceutike. Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.
"Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram kanabis në dy qese farmaceutike. 2 i kam pirë menjëherë.
Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para e përplasa," ka thënë ai.
