Shmangu kasaphanen në sheshin "Skënderbej", Meta dhe Rama vlerësojnë të riun që neutralizoi agresorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 13:57
Presidenti Meta dhe kryeministri Rama kanë vlerësuar aktin heroik të qytetarit që neutralizoi 32-vjeçarin në sheshin "Skënderbej" që për pak shkaktoi një kasaphane me mjetin e tij.
"Falenderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin "Skënderbej". Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë" shkruan Meta.
Ndërkohë më herët kryeministri Rama priti në selinë e PS Klodian Elqenin.
View this post on Instagram

