Zbuloi votimin familjar/ Kërcënohet në Shkodër grupi i xhirimit të RTV Ora e Ora News, video e incidentit
Grup i xhirimit të Ora News është kërcënuar nga anëtarët e komisionit të Qendrës së votimit nr 167 në Hajmel të Shkodrës.
Anëtarët e komisionit e kanë kërcënuar dhe nxjerrë jashtë qendrës së votimit grupin e xhirimit. Lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 15:48 minuta.
Ora News ju sjell videon.

Cfare ka ndodhur?
Procesi ka vijuar normalisht, ndërkohë që në qendrën 167 në Hajmel sapo kemi hyrë brenda kemi parë një votim familjar 3 persona duke votuar së bashku dhe ky moment është filmuar nga grupi i xhirimit të Ora Neës.
Komisionerët ishin më të shqetësuar që është filmuar ky moment, sesa për faktin që po kryhej një shkelje. Një anëtar komisioni, ka dalë jashtë dhe ka shtyrë operatorin, dhe është dashur të ndërhyjë gazetarja Alketa Çeku për t'i ndaluar.
"I kam treguar badgen e gazetarit, që jemi të akredituar nga KQZ, por ishte e pamundur për të vazhduar monitorimin e zgjedhjeve sepse na kanë nxjerrë jashtë duke na thënë se këtu nuk keni punë," informon gazetarja.
