Konflikt në Hysgjokaj të Lushnjes, administratori debat me votuesin  

Konflikt në Hysgjokaj të Lushnjes.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se administratori i njësisë admnistrative Hysgjokaj, Vath Sharka është konfliktuar me tone të ashpra me një votues.

Bëhet e ditur se Sharka ka debatuar me votuesin me iniciale, B.SH, ku shkak i përplasjes janë bërë motivet politike.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.