Normalizohet përditësimi i të dhënave, rikthehet aplikacioni i KQZ-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 15:41
Raportimi mbi ecurinë e proçesit nga Qendrat e Votimit ka rinisur të funksionojë normalisht pasi është normalizuar situata dhe aplikacioni është rikthyer në punë nga teknikët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ishte numri 1 i këtij institucioni, Celibashi që pohoi se ka patur një përqindje të vogël raportimi mbi pjesëmarrjen në zgjedhje pasi aplikacioni ishte hakeruar ndërsa po punohej sipas tij me një plan B. Qendrat e votimit, 144 të tilla po përditësonin në mënyrë manuale pasi pajisja nuk punonte ndërsa tani gjithçka është vënë në punë dhe të dhënat po axhornohen në kohë.