Zgjedhjet, Kim e Soreca në Durrës: Votoni për të ardhmen e Shqipërisë në BE
Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca ndodhen në Durrës ku po monitorojnë procesin zgjedhor. Gjatë fjalës së saj Ambasadorja tha se ka pasur një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në votime dhe kjo tregon që shqiptarëve u intereson vendi i tyre.
Ndërsa ambasadori Soreca i bëri thirrje të gjithëvë që të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në BE në orët që kanë mbetur.
Kim:" Jemi shumë të kënaqur qëe jemi në Durrës, në fakt që të dy ne kemi udhëtuar në të gjithë vendin. Jemi shumë të frymëzuar dhe kemi parë një pjesëmarrje të lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve shqiptarë u intereson vendi i tyre.
E di që janë raportuar disa incidente dhe tani është përgjegjësi e autoriteteve dhe sikurse jeni në dijeni ne e kemi bërë të qartë. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, tani është rradha e kandidatëve dhe drejtuesve politikë të presin për rezultatet. "
Soreca: "Është kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme në Shqipëri së bashku me ambasadoren Kim. Mua personalisht më pëlqen shumë kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë, po veçanërisht në këtë ditë të rëndësishme të Shqipërisë. Komentet që ne kemi marrë sot kanë qenë të qarta që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj për të votuar, dhe në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme, pavarësisht disa incidenteve që do të hetohen. Për 3 orë që kanë mbetur ndaj thirrja jonë është për qytetarët e Shqipërisë, për ata që nuk kanë votuar ende, duhet të vini të votoni. Pas votimit ju lutem prisni me durim se cili do të jetë rezultatti dhe për udhëheqësit politikë prisni me durim dhe respektoni rezultatin. Tashmë që po flasim kemi ekipet tona që janë në të gjithë Shqipërinë, kështu që ne po i ndjekim gjërat tona. Kështu që është shumë e rëndësishme të votoni për të ardhmen e Shqipërisë në BE."