Anita Haradinaj voton në Shqipëri: I ftoj të gjithë të votojnë, përcaktojnë të ardhmen Evropiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 14:50
Anita Haradinaj bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka postuar një foto duke votuar, i ka ftuar shqiptarët që të votojnë në këto zgjedhje, pasi sipas saj do ta përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Evropiane.
“I ftoj të gjithë Shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqiperisë Evropiane”, ka shkruar Haradinaj.