Erdhën nga mali për të votuar, anëtari i PD-së Devoll: Komisionerët nuk i kanë lejuar, është e paligjshme

Anëtari i Partisë Demokratike në KZAZ,  Devoll Gentian Demcolli, ka konfirmuar se në fshatrat kufitare ka pasur qytetarë të cilët janë futur ilegalisht në vend për të votuar.

Ai thotë se emigrantëve i është komunikuar nga komisionerwt se nuk mund të votojnë për shkak se duhet të jenë në karantinë, sipas vendimit të fundit bërë me dije nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, masë e cila u vendos për parandalimin e përhapjes së virusit, mw 21 prill.

"Jemi në ZAZ 72 në Devoll dhe unë si përfaqësues i Partisë Demokratike kam shprehur në Komisionin tonë shqetësimin nga anëtarë të cilët kane pasur paqartësi se si do të veprohet me votuesit të cilët kanë ardhur nga Greqia. Ka pasur dhe disa raste që kanë ardhur nga mali në fshatrat kufitare. Në diskutimet në Kosinion ishte e paqartë sepse nuk ishte azhornuar kodi dhe mënyra do lejohen, nuk do lejohen këta njerëz. Ka pasur raste që këta persona i janë drejtuar qendrave të votimit. Është një paqartësi totale,"  tha Demcolli.