Meta në Vorë: Qytetarët duhet të votojnë të lirë

Ashtu edhe siç ka paralajmëruar më herët presidenti i Republikës, Ilir Meta është ndalur në qytete të ndryshme të vendit për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor.

Pas Shijakut, Meta tashmë ndodhet në Vorë, ndërsa u shpreh se qytetarët duhet të shprehin të lirë vullnetin e tyre dhe të votojnë në mënyrë demokratike.

"Do kemi patjetër ngritje, do votojnë të gjithë të lirë sipas mendjes së tyre," tha Presidenti.

Presidenti Meta është ndalur më herët në  Elbasan dhe në Shijak ku edhe ka dhënë mesazhe për votim të qetë dhe demokratik.