Goditet me thikë 29-vjeçari në Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 12:51
Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit që ka pasur me një person tjetër.
Policia bën me dije se personi M. B. Ka goditur me thikë, 29-vjeçarin. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Më datë 25.04.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Halil, Krujë, dyshohet pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (nuk ka lidhje me procesin zgjedhor) midis shtetasve M. B., dhe N. H., 29 vjeç ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi N. H., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.